Kosova ndihmon Italinë me 20,000 euro

Pasojat e tërmetit në Itali - 29 maj 2012.

Me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë njëzetë mijë euro ndihmë për Italinë, pas tërmetit që ka goditur pjesën veriore të këtij vendi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të mbajtur të mërkurën, nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesa veriore e Italisë është tronditur të martën nga një tërmet prej 5.8 shkallësh të Rihterit. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.