Thaçi viziton Arabinë Saudite

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të enjten mbrëma për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Vizita bëhet me ftesë të mbretit Abdullah dhe gjatë saj kryeministri Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit saudit, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës.

"Sot, kryeministri Hashim Thaçi do ta zhvillojë takimin me mbretin Abdullah, me të cilin do të bisedojë për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite. Një takim të veçantë, kryeministri do ta zhvillojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Saud Al-Faisal bin Abdulaziz Al-Saud", thuhet në njoftim.