Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka dekalruar se e vërteta për tragjedinë e Srebrenicës asnjëherë nuk do të harrohet.
“Kujtimi për tragjedinë e Srebrenicës është gjithnjë i dhimbshëm. Vitin e kaluar për herë të parë kemi shkuar në manifestimin përkujtimor të vetëdijshëm se Ratko Mlladiq, arktekti kryesor dhe më përgjegjës i gjenocidit ndaj boshnjakëve përfundimisht është nxjerrë para duarve të drejtësisë ndërkombtare”, ka tha Kacin në një njoftim në 17 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Edhe pse sipas, tij, asnjë proces gjyqësor “nuk mund të kthejë kohën prapa dhe të heqë frikën, që nacionalizmi tribal e ka sjellë në Ballkanin Perëndimor, sot megjithatë mund të thuhet se ka nisur një proces pajtimi”.
Mijëra njerëz janë tubuar sot në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës, për ta shënuar 17 vjetorin e masakrës së vitit 1995, në të cilën u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.
Poashtu, sot, pritet varrimi i mbetjeve të trupave të pajetë të afro 500 viktimave, që janë identifikuar së fundit.
Këto mbetje të viktimave ishin gjetur në varrezat masive dhe janë identifikuar nëpërmjet analizës ADN.
Ata do të varrosen në vendin ku tashmë janë varret e afro 5 mijë viktimave të Srebrenicës.