"Dragon" udhëton sërish në hapësirë

Anija kozimke "Dragon" gjatë ankorimit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Një kompani private ka kryer nisjen e dytë të një anije kozmike mallrash pa pilot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija kozmike e quajtur "Dragon" është nisur të dielën në mbrëmje nga Cape Canaveral në Florida.

Anija, që mbante 450 kilogramë ushqim dhe mallra të tjera, pritet të arrijë në stacionin e hapësirës të mërkurën.

Ajo është planifikuar të kthehet në tokë me eksperimente dhe materiale të tjera nga stacioni i hapësirës.

Anija i përket kompanisë "Space Exploration Technologies", apo Space X me seli në Kaliforni.

Në muajin maj, kompania ka dërguar dhe ankoruar me sukses një anije "Dragon" në stacionin e hapësirës, duke shënuar herën e parë që një kapsulë private fluturon në laboratorin orbital.

SpaceX ka një kontratë në vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh me NASA-n për të kryer fluturime që kanë për qëllim furnizimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës.