Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë, me gjithë protestat e dhunshme kundër vizitës së saj në Athinë – për herë të parë që kur kriza e Eurozonës ka goditur Greqinë në vitin 2009.
Duke folur pas bisedimeve me kryeministrin grek, Antonis Samaras, Merkel ka thënë se Greqia ka shënuar përparim drejt reduktimit të deficitit të madh buxhetor, duke shtuar se ka ende vend për përmirësime në mbledhjen e taksave dhe shpenzimet e qeverisë.
Liderja gjermane ka thënë se ka ardhur në Athinë duke ditur se periudha nëpër të cilën po kalon Greqia është jashtëzakonisht e vështirë për grekët.
“Kam ardhur këtu duke e ditur shumë mirë se kjo është një periudhë shumë e vështirë për Greqinë dhe sidomos për popullin grek. Po kërkohet shumë nga ta dhe kjo është arsyeja përse duhet të theksoj se sa larg kanë udhëtuar në këtë rrugë të vështirë. Ka çdo ditë përparim në trajtimin e problemeve të vështira”, ka thënë Merkel.
Ajo po ashtu ka deklaruar se Greqia duhet të mbetet në Eurozonë, ndërsa Smaras ka premtuar se shteti grek do të vazhdojë rrugën e reformave dhe do të bëhet një “sukses evropian”.
“I kam thënë kancelares se populli grek po gjakos në këtë moment, por është i vendosur të mbetet në Eurozonë dhe të fitojë betejën për konkurrencë”, ka thënë Samaras.
Qeveria greke është duke negociuar aktualisht me huadhënësit për më shumë shkurtime buxhetore, në mënyrë që të sigurojë këstin e ardhshëm të paketës së ndihmës në vlerë prej 130 miliardë eurosh.
Pa këstin e radhës prej 31.5 miliardë eurosh, Qeveria greke thotë se do të mbetet pa para në fund të nëntorit.
Kancerlarja Merkel po ashtu ka zhvilluar bisedime me presidentin Karlos Papoulias, para se të përfundonte vizitën e saj gjashtorëshe.
Në anën tjetër, rreth 50,000 njerëz janë tubuar në qendër të Athinës për të protestuar qëndrimin e Merkelit në vend, si dhe masat e ashpra të kursimit. Më shumë se 7,000 policë nga e gjithë Greqia janë vendosur në kryeqytet për të ofruar siguri.
Policia është dashur të përdorë gaz lotsjellës dhe granata tymi ndaj personave që hidhnin gurë në drejtim të autoriteteve të rendit. Të paktën 40 njerëz janë arrestuar.
Shumë grekë fajësojnë Merkelin se ka detyruar Greqinë të zbatojë shkurtime të ashpra në këmbim të paketave të ndihmës që do ta shpëtonin atë nga falimentimi.
Udhëheqësi i partisë Syriza, Alexis Tsipras, i cili ka marrë pjesë në protesta, u ka thënë gazetarëve se grekët refuzojnë të bëhen eksperimente me ta.
“Mesazhi ynë është një: tradita demokratike në Evropë nuk do të lejojë që Greqia të bëhet varrezë sociale. Në fund, ne do të fitojmë, sepse drejtësia është në anën tonë”, ka thënë Tsipras.
Analistët, megjithatë, thonë se udhëtimi i Merkelit ka pasur më shumë qëllime simbolike sesa prodhimin e masave konkrete për të ndihmuar Greqinë t’i japë fund krizës. (v.t.)