Rusia dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshje për tubacionin

Ilustrim

Gjiganti rus i gazit, Gazprom dhe kompania sllovene, Plinovodi, kanë nënshruar një marrëveshje për investime në seksionin slloven të ndërtimit të tubacionit të gazit të Jugut.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller dhe zyrtarë të Plinovodi u pajtuan sot rreth kësaj marrëveshje në Moskë.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe homologu i tij slloven, Janez Jansa morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

Miller tha se marrëveshja përfundimtare e investimeve do të zbulohet nesër.

Marrëveshjet përfundimtare të investimeve duhet të kryhen me çdo shtet, përgjatë rrugës ku kalon tubacioni.

Tubacioni Jugor do të kalojë në gjithë pjesën e poshtme të Detit të Zi, nga porti rus i Dzhubgas e deri te Varna në Bullgari. Një degë do të kalojë përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa dega tjetër përmes Kroacisë dhe Greqisë.

Tubacioni pritet që t’i nisë operimet në vitin 2015.