Gjatë përleshjeve në Egjipt, 60 të lënduar

Pamje gjatë një proteste të mëhershme në Egjipt

Të paktën 60 persona janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme në qendër të Kajros, pasi protestuesit dhe policia u përplasën gjatë përvjetorit të dhunës vdekjeprurëse në rrugë, ndërmjet aktivistëve dhe forcave të sigurisë.

Aktivistët bënë thirrje për protesta, për ta shtuar presionin ndaj presidentit Mohamed Morsi për t’i dënuar personat përgjegjës për vrasje dhe abuzim gjatë sundimit të gjeneralëve, të cilët morën pushtetin pas rënies së Hosni Mubarakut, në shkurt të vitit 2011.

Përleshjet ndodhën në skenën e njejtë të vitit të kaluar, ku 42 njerëz u patën vrarë gjatë protestave kundër Këshillit Ushtarak, të cilët e sundonin vendin para ardhjes në pushtet të Morsit, në qershor të këtij viti.