SHBA: John Kerry konfirmohet si sekretar shteti

Your browser doesn’t support HTML5

Kerry konfirmohet si sekretar shteti

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar senatorin e Masaçusecit, John Kerry, në postin e sekretarit të shtetit. Senatorët kanë votuar me 94 vota për, ndërsa 3 kanë qenë kundër.

Me betimin e tij, Kerry do të zëvendësojë Hillary Clintonin, e cila do të japë dorëheqje pas katër vjetësh në këtë post.

Kerry ka udhëhequr Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë gjatë katër vjetëve të fundit.

Ai është veteran i Vietnamit dhe në vitin 2004 ka qenë kandidat i demokratëve për president.(v.t.)