Bllaca pranon vrasjen, verdikti më 15 korrik

Nazim Bllaca

I vetëshpalluri agjent i ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca ka pranuar sot në gjykatë veprën e vrasjes së Ibush Kllokoqit në qershor të vitit 1999.

Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë (EULEX) përmes një komunikate njoftoi se paneli i gjyqtarëve ka nxjerr një vendim me të cilin pranohet fajësia e të pandehurit Bllaca.

Sipas EULEX-it, Gjykata e Apelit në Prishtinë pritet të nxjerr verdiktin në rastin Bllaca 3, më 15 korrik 2013.