Sot zgjidhet nikoqiri i Olimpiadës 2020

Flamuri olimpik

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të zgjedhë sot qytetin nikoqir të Lojrave më 2020.

Në garë për ngjarjen më të madhe sportive në botë janë tre qytete: Tokio, Stambolli dhe Madridi.

Raportet thonë se anëtarët e Komitetit përballen me zgjedhje të vështirë, pasi të tre qytetet luftojnë me probleme.

Madridi është ende nën recesion, ndërsa Stambolli përballet me mundësinë e sulmeve ushtarake në Sirinë fqinje dhe trazirat e brendshme.

Tokio ka qenë një favorit i vogël, por shanset e saj janë vënë në pikëpyetje për shkak të rrjedhjes së ujit radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima.

Kryeministrat e të tria vendeve kanë udhëtuar për në Buenos Aires, për të mbështetur ofertat e tyre.