Çmimet e librave, sipas qytetarëve, janë tejet të larta - arsye kjo, sipas tyre, pse libri nuk lexohet aq sa do të duhej.
Laura Berisha nga Prishtina thotë se, çmimet e larta të librave po ua pamundësojnë leximin aq sa shumë të rinj do të donin ta bënin një gjë të tillë. Por ajo përmend panairin e librit, si mundësi që aty të blihen librat me çmime më të ulëta.
"Lexoj vazhdimisht, sa herë që kam kohë të lirë. Për standardin tonë mendoj se është pak i shtrenjtë dhe kjo është edhe arsyeja pse ndoshta njerëzit nuk blejnë shumë libra. Mbase e shfrytëzojnë rastin më shumë kur kemi panaire librash, sepse bien çmimet".
Në tregun e literaturës, një ndikim të padiskutueshëm ka luajtur edhe interneti, nga i cili, libra të shumtë mund të shkarkohen dhe lexohen përmes ekranit.
Por, disa nga të rinjtë thonë se kompjuteri dhe libri dallojnë shumë. Libri në kompjuter është shumë i vështirë të lexohet.
Kreshnik Gagica, student jep hollësi të tjera.
"Unë mendoj se është libri ai që është atraktiv. Zakonisht, të rinjtë kur hyjnë në internet, i lënë të hapura edhe rrjetet sociale, konkretisht Facebook-un, dhe përdorin internetin gjoja për të lexuar, por nuk lexojnë. Unë më tepër e shfrytëzoj librin. Mendoj se është i shtrenjtë, por edhe me ndihmën e bibliotekës, edhe me shkëmbim librash me shokë dhe familjarë, ia dalim të lexojmë".
Aa lexojnë sot fëmijët libra?
Mundësia për të ofruar krijimtarinë letrare për fëmijët në Kosovë, sot kur interneti është bërë hapësirë ku fëmijët, jo vetëm gjejnë informacionet e caktuara, por edhe argëtimin, është bërë sfidë.
Që nga botimi i parë i librave në gjuhën shqipe në Kosovë, e deri më tash, janë mbushur 59 vjet. Gjatë këtyre viteve janë krijuar shumë vepra letrare për fëmijë, të cilat kanë zënë vend si trashëgimi letrare, si dhe në kulturë në përgjithësi.
Shkrimtari Jonuz Fetahu, vlerëson se letërsia për fëmijë, aktualisht po përjeton një krizë dhe se kanë mbetur pak shkrimtarë, të cilët vazhdojnë me përkushtim të shkruajnë për moshat më të reja.
Ai pati deklaruar për Radion Evropa e Lirë me datën 7 tetor të vitit të kaluar, se letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj. Fëmijët ecën një hap përpara shkrimtarëve, shpeshherë.
Këtë, sipas tij e bëri mediumi elektronik, përkatësisht interneti, i cili e zëvendësoi librin, për një periudhë dhjetëvjeçare.
Fëmijët shumë u larguan nga leximi i librave, përkatësisht nga shkrimtarët e vetë. Sot, shkrimtari për fëmijë, veçmas, është në një udhëkryq.
Ndërkaq edhe mësuesit flasin për lexueshmërinë e librit nga fëmijët.
Mësuesja Lavdie Kelmendi, thotë se me planprogramin e ri ka ndryshuar edhe sistemi i të lexuarit te nxënësit.
Në planprograme, sipas saj, nuk është i paraparë numri i librave se sa duhet fëmijët të lexojnë. Ajo shton se tash libri në përgjithësi lexohet më pak.
"Përpara ka qenë e obliguar lektyra të lexohet nga nxënësit, derisa tash lexohet shumë më pak. Ka reduktime të të lexuarit. Përpara janë lexuar shkrimtarët më të vjetër, derisa tash në planprogram i kemi shkrimtarët e rinj", thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.
Sidoqoftë, sipas përfaqësuesve nëpër libraritë e qytetit, lexueshmëria është e kënaqshme, por sipas tyre është një kategori e caktuar e njerëzve që blejnë dhe lexojnë libra në vazhdimësi.
Ata shtojnë se është një arsye tjetër që ka ndikuar te zvogëlimi i numrit të atyre qe blejnë libra. Është ky interneti, që duke qenë një burim edhe i shkarkimit të literaturës së shumtë në kompjuter, ka ulur numrin e blerësve të librave.