Edhe Britania e përshendet marrëveshjen SHBA - Rusi

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague

Sekretari i jashtëm britanik, Ëilliam Hague të shtunën e ka përshendetur arritjen e marrëveshjes në mes të Rusisë dhe SHBA-ve, për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Hague ka thënë se tani punë urgjente duhet që të nis për të implementuar planin.

“Kam biseduar me sekretarin Kerry”, ka thënë në profilin e tij në tëitter, dhe ka shtuar, “Britania e mirëpret marrëveshjen SHBA-Rusi për armatimin kimik të Sirisë. Punë urgjente duhet për implementimin”

SHBA-të dhe Rusia janë pajtuar gjatë ditës në propozimin që të eliminohet armatimi kimik i Sirisë, duke tejkaluar kështu mundësinë e një sulmi të menjëhershëm ushtarak amerikan kundër regjimit të presidentit aktual, Bashar al Assad.