Hagel urdhëron rishikim të sigurisë amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka urdhëruar Pentagonin që të rishikojë sigurinë në objektet amerikane të mbrojtjes.

Urdhri vjen pas të shtënave masive që kanë ndodhur të hënën në një bazë të marinës në Uashington dhe kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave.

Hagel ka ngarkuar një panel të pavarur për të kryer këtë detyrë.

Ai ka thënë se rishikimi i sigurisë do të ndihmojë në identifikimin e zbrazëtirave, të cilat do të mbyllen.

Autori i sulmit të së hënës është identifikuar si Aaron Alexis.

Alexis, i cili më pas është vrarë nga policia, ka qenë ish-rezervist i marinës.