Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, ka thënë se, në bazë të informacioneve të prokurorisë, urdhëri për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, është dhënë nga Beogradi, përkatësisht ministri i ndjerë i Punëve të Brendshme, Vllajko Stoilkoviq.
Vukçeviq, duke folur për gazetën Nin, ka thënë se dyshohet që urdhri më pas është bartur përmes gjeneralit të policisë, Vllastimir Gjorgjeviq, në kampin ku vëllezërit Bytyçi janë vrarë më 1999.
Ai ka thënë se në kamp ka qenë edhe zëvendëskomandanti i atëhershëm për trajnimin e njësive speciale, Goran Radosavleviq Guri, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, janë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës, ndërsa trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello, në Serbi.
Lexoni edhe këtë.