Letonia i është bashkuar eurozonës me fillimin e vitit të ri.
Pas mesnate, kryeministri Valdis Dombrovskis simbolikisht ka tërhequr një banknotë prej 10 eurove, dhe kështu shteti i tij është bërë anëtarja e 18-të e eurozonës.
Ai tha se monedha evropiane është “një mundësi e madhe për zhvillimin e ekonomisë së Letonisë”.
Euroja do të zëvendësoj monedhën e deritashme “lat”, edhe pse që të dyja këto monedha do të bashkëjetojnë për 14 ditë rresh, para se të largohet nga përdorimi “lat”.
Letonezët, sipas sondazheve të fundit, kanë ndjenja të ndryshme sa i përket ndryshimit të monedhës së tyre, ku vetëm çereku i popullatës shprehet i lumtur që do të nisin të përdorin euron.
Brenga kryesore, del të jetë, ngritja e çmimeve në prag të shkurtimeve të mëdha kursyese.