Shtetet e Bashkuara thonë se do të përshepjtojnë dërgesat e pajisjeve ushtarake në Irak, për të ndihmuar këtë vend që të luftojë militantët e lidhur me Al Kaidën.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve në Uashington se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar nga afër me irakianët në një strategji për izolimin e grupeve terroriste.
Carney ka thënë se SHBA planifikon të dërgojë aeroplanë pa ekuipazh të mbikëqyrjes dhe raketa në numër më të madh, këtë vit në Irak.
Komentet vijnë pasi Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, grup i lidhur me Al Kaidën, kanë kapur javën e kaluar pjesë të Falluxhas dhe të Ramadit, qytete këto të provincën Anbar.
Të hënën, kryeministri Nuri al-Maliki u ka bërë thirrje banorëve të Falluxhas që të ndërmarrin aksione për dëbimin e militantëve nga qyteti dhe në këtë mënyrë të shmangin sulmet e ushtrisë irakiane.