Kosovë: Kumnova e kundërshton uljen e dënimeve në Hagë

Nesrete Kumnova

Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, ka reaguar kundër uljes së dënimeve nga Tribunali i Hagës, ndaj ish-zyrtarëve të lartë të Serbisë, për krime të luftës në Kosovë.

“Në vend që tu rritet dënimi për shkak të gjenocidit të bërë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, me mbi 15 mijë të vrarë, 6 mijë qytetarë të zhdukur dhe me mbi 20 mijë femra të dhunuara, ata e zvogëlojnë dënimin”, thuhet në deklaratën e Nusrete Kumnovës, dërguar mediave.

Me vendimet e sotme për uljen e dënimeve, “është shkelur populli i pafajshëm shqiptar”, tha Nesrete Kumnova dhe shtoi se “ky gjenocid është i pafalshëm”.