Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni është duke konsideruar “hapa ndërmjetësues” për të aplikuar presion mbi Qeverinë siriane dhe për të përmirësuar kushtet humanitare në të gjithë Sirinë.
“Nuk presim që kjo të zgjidhet për një kohë të shkurtër, andaj do të ndërmarrim disa hapa të menjëhershëm për të ndihmuar situatën humanitare atje. Do të jenë disa hapa të ndërmjetëm për të bërë më shumë presion mbi regjimin e Assadit. Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e interesuara për të shtyrë përpara një zgjidhje diplomatike”, ka thënë Obama.
Ai i ka bërë këto komente në Kaliforni, gjatë takimit me Mbretin e Jordanisë, Abudullahu II.
Komentet e tij vijnë derisa i dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, ndërmjetëson sot në Gjenevë ditën e fundit të rrethit të dytë të bisedimeve për paqe në Siri.
Shpresat për këto bisedime janë zbehur, pasi delegatët e të dyja palëve kanë thënë të premten se procesi ka hyrë në rrugë qorre.
Delegatët e opozitës duan të zëvendësojnë presidentin Bashar al-Assad, ndërsa ata të qeverisë insistojnë se negociatat duhet të trajtojnë “terrorizmin”.