Karzai e quan martir të paqës liderin e vrarë taleban

Ilustrim

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai e ka dënuar të martën vrasjen e liderit të moderuar taleban Maulavi Abdul Raqib Takhari ndërsa e quajti martir të paqes.

Takhari, që ishte ministër i refugjatëve gjatë viteve të nëntëdhjeta, është vrarë të hënën nga disa sulmues të armatosur në qytetin Peshawar, të Pakistanit.

Ai kishte marr pjesë, në krah me disa ish liderë dhe të tashëm taleban, në bisedimet paqësore me zyrtrët afgan në Dubai dhe Rijad.

"Takhari mbështeste përpjekjet për paqe në Afganistan dhe u martirizua në Peshaëar, pasi kishte shkuar për të marr pjesë në bisedimet paqësore atje”, tha Karzai në një deklaratë për shtyp.

Presidenti afgan i quajti militantët taleban “vëllezër”, ndërssa iu bëri thirrje që të marrin pjesë në bisedime me Këshillin e Lartë të Paqes, i cili është formuar në vitin 2010 për të nxit përpjekjet paqësore me këtë lëvizje kryengritësish.

Talebanët kanë qeverisur me Afganistanin nga vitit 1996 e deri më 2001, kur u përmbysën nga invazioni amerikan në këtë shtet.