Anija arrin në Vietnam për t'i evakuuar kinezët e rrezikuar

Ilustrim

Dy anije të pasagjerëve nga Kina kanë arritur në Vietnam, me qëllim që t'i evakuojnë punëtorët kinezë si rezultat i trazirave të përgjakshme që janë shkaktuar nga një mosmarrëveshje territoriale rreth Detit të Kinës Jugore.

Anjet të cilat kanë kapacitet për bartjen e 1 mijë pasagjerëve, kanë arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin Vung Ang.

Porti është pjesë e një fabrike të çelikut që gjendet në kompleksin Hanoi, e cila është marrë nga një turmë anti-Kinë gjatë javës së kaluar.

Dy punëtorë kinezë janë vrarë dhe 140 të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve ndaj tyre.

Trazirat në mbarë Vetnamin kanë pasuar vendimin e Pekinit për ta ndërtuar një platformë të naftës në një copë toke në detin e Kinës Jugore, për të cilën tokë, Kina e Vietnami pretendojnë se kanë hise në të.

Më shumë se 3 mijë kinezë janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre nga Vietnami ndërsa 4 mijë të tjerë, pritet të evakuohen.