Lavrov do ta vizitojë Bulgarinë dhe Sloveninë

(Ilustrim)

Problemet që kanë të bëjnë me ndërtimin e projektit të tubacionit të gazit rus, “Rrjedha e Jugut”, pritet të jenë pika kryesore e agjendës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitave që do i bëj ky i fundit në Bullgari dhe Slloveni.

Tubacioni do të ofroj gazin rus për Evropën duke u bartur nën Detin e Zi për në Bulgari, Serbi, Sloveni, Hungari dhe Austri.

Megjithatë, projekti është duke u përballur me shqetësime nga Brukseli se tubacioni mund të shkel ligjet kundër monopolit të BE-së.

Para udhëtimit të Lavrovit, ministria e jashtme ruse ka thënë se shtetet pjesëmarrëse në “Rrjedhën e Jugut” do të duhej të jenë në gjendje të vëzhgojnë obligimet e tyre gjatë ndërtimit të tubacionit.

Në Sofje, gjatë ditës së sotme, Lavrov do të takohet me ministrin e jashtëm bullgar, Kristian Vigenin, presidentin, Rosen Plevneliev, dhe kryeministrin Pamen Oresharski.

Një ditë më pas, Lavrov do të takohet me presidentin slloven, Borut Pahor dhe ushtruesin e detyrës të kryeministrit dhe ministrin e jashtëm, Karl Erjavec.