SHBA: Gjeorgjia të mos e përdor sistemin gjyqësor për hakmarrje politike

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan, Jen Psaki

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të shqetësuara për mënyrën se si po zhvillohen disa raste të ndjekjeve penale të ish-anëtarëve të qeverisë në Gjeorgji, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan, Jen Psaki.

Duke iu përgjigjur një pyetje lidhur me burgosjen e fundit të ish Ministrit të Mbrojtjes dhe të asaj të Brendshme të Gjeorgjisë me akuza për abuzim, tortura dhe vrasje, zëdhënësja Psaki tha se nuk dëshiron të flasë për raste të veçanta.

Ajo ka shtuar se Uashingtoni vazhdon t’i tregojë qeverisë së Gjeorgjisë ‘rëndësinë e një procesi të duhur të sundimit të ligjit dhe të zhvillimit të hetimeve me transparencë si dhe për të mos e përdorur sistemin gjyqësor për hakmarrje politike’.

Më mars, Departamenti i Shtetit amerikan ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e prokurorëve të Gjeorgjisë për të thirrur ish-presidentin Mikheil Saakashvilin për t'u pyetur në hetime të rasteve kriminale.