Lideri i një fisi sunit proqeveritar në provincën Anbar në Irak, Sheikh Naim al-Gaood, tha se militantët e Shtetit Islamik kanë kryer vrasje masive kundër civilëve të fisit të tij, duke e ngritur në 200 numrin e burrave, grave dhe fëmijëve, që janë ekzekutuar aktualisht.
Ky lider fisnor tha se militantët e Shtetit Islamik sot i kanë ekzekutuar publikisht 50 pjesëtarë të tjerë të fisit Al-Bou Nimr në fshatin, Ras al-Maa, nga i cili banorët ishin larguar, pasi militantët e kishin okupuar qytetin Hit.
Mëtutje, al-Gaood tha se militantët e Shtetit Islamik vazhdojnë t’i mbajnë afro 125 pjesëtarë të fisit në fshatin Ras al-Maa.
Pjesëtarët e fisit Al-Bou Nimr kanë luftuar së bashku me forcat qeveritare kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Ky grup ekstremist islamist ka vazhduar të opkupoj territore në provincën Anbar, gjatë javëve të fundit, përkundër sulmeve ajrore kundër tyre, që i ndërmerr koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.