Shëndeti i legjendës së futbollit, Pele, po vazhdon të përmirësohet.
Ai është shtrirë në spital të Sao Paolos javën e kaluar për shkak të problemeve me veshkat.
Sot është hequr nga dializa pasi gjendja e tij ka qenë më e mirë.
Mjekët kanë thënë se Pele është “i kthjelltë” dhe mund të flasë, por vazhdon të mbahet në kujdes intensiv.
Legjenda e Brazilit, Pele, ka fituar Kupën e Botës më 1958, 1962 dhe 1970.