Gjykata Supreme e Iranit e ka dënuar me pesë vjet e tre muaj burgim ish-zëvendëspresidentin, Mohammad Reza Rahimi.
Përveç dënimit me burg, ai është dënuar edhe me një gjobë prej 360 mijë dollarësh.
66 vjeçari, sipas mediave shtetërore iraniane, është i obliguar që në formë të kompensimit të paguaj edhe shumën prej 1 miliard dollarësh, por nuk është saktësuar se kujt duhet t’ia paguaj këtë kompensim.
Rahimi fillimisht ishte dënuar nga një gjykatë lokale me 15 vjet burgim por nuk ishin bërë me dije akuzat ndaj tij.
Më vonë ishte thënë se ai është dënuar për korrupsion.
Rahimi ka qenë ndihmës i presidentit Mahmud Ahmadinejad gjatë periudhës 2005-2013.