Qindra gra u mblodhën të enjten në Egjipt, për të protestuar për vrasjen e një protestueseje femër gjatë një proteste paqësore javën e kaluar, duke akuzuar policinë për të shtënat.
Protestueset kërkuan që vrasësit e saj të sillen para drejtësisë.
Protesta e sotme ishte tubimi i parë publik kundër vrasjes së aktivistet 32 vjeçare Shaimaa el-Sabbagh.
Organizatorët e kësaj proteste sfiduan ligjin e protestës, duke mos kërkuar leje nga autoritetet, por demonstrimi përfundoi në mënyrë paqësore.
El-Sabbagh u vra të shtunën, në prag të përvjetorit të katërt të kryengritjes që detyroi Hosni Mubarakun të japë dorëheqjen.
Protesta e sotme u zhvillua në sheshin në qendër të qytetit, ku edhe u vra aktivistja.