Lëvizja Vetëvendosje ka kumtuar vendimin për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për të mërkurën, më 4 shkurt.
Shtyrja e protestës ka pasuar vendimin e kryeministrit Isa Mustafa për largimin e Aleksandar Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Vetëvendosje ka pritur vendimin e Mustafës dhe më pas, përmes një konference për gazetarë, nënkryetari i saj, Visar Ymeri, ka kumtuar se protesta është shtyrë për afat të pacaktuar.
Opozita tani insiston që qeveria të plotësojë edhe kërkesën e dytë, që ka të bëjë me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, me të cilin ky kombinat do të shpallej ndërmarrje e veçantë publike.
Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, Vetëvendosje dhe pjesa tjetër e opozitës paralajmërojnë protesta të tjera ditëve të ardhshme.