Presidenti i Birmanisë, Thein Sein, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një draft marrëveshjeje të armëpushimit që i jep fund konfliktit mbi 65 vjeçar në shtetin e Azisë juglindore.
Përfaqësues të qeverisë dhe Ekipit Koordinues të Armëpushimit Mbarëkombëtar, që përfaqëson 16 grupe të armatosura etnike në vendin që gjithashtu njihet me emrin Mianmar, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit.
Kombet e Bashkuara e kanë quajtur marrëveshjen një arritje historike.
Qeveria pjesërisht civile që erdhi në pushtet në vitin 2011, pas 49 vjetësh të regjimit ushtarak e kishte bërë prioritet dhënien fund të konfliktit të armatosur.
Marrëveshja tani duhet të aprovohet nga liderët e rebelëve etnik.