Dagestan: Rrihet rëndë gazetari që raporton për korrupsionin

Ilustrim

Mediat ruse raportojnë se një gazetar që shkruan rreth korrupsionit në rajonin jugor të trazuar rus të Dagestanit është kidnapuar për një kohë të shkurtër dhe rrahur rëndë më 5 prill.

Sulmi thuhet të jetë bërë si hakmarrje ndaj punës së tij si gazetar.

Gazetari, Vyacheslav Starodubets, raportohet se ishte kidnapuar në Derbent, nga katër persona të maskuar të cilët e kanë dërguar atë në mal, ia kanë mbuluar kokën dhe e kanë rrahur.

Starodubets është dërguar në spital me lëndime të rënda pasi sulmuesit e kanë kthyer në një hotel, ku fillimisht ia kanë thyer telefonin dhe e kanë lënë aty.

Në vitin 2014, Starodubets e ka themeluar një portal të titulluar “My Derbent”, ndërsa aty publikonte raporte për korrupsionin në nivel lokal.

Ai gjithashtu e mbante një blog të quajtur “Perla e Jugut”.

Ai e ka paraqitur rastin te prokurorët rusë.