Turqia "ndan dhimbjen" me armenët

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se vendi i tij “ndan dhimbjen” me armenët, paraardhësit e të cilëve janë vrarë në Perandorinë Osmane, 100 vjet më parë.

Davutoglu ka thënë se në Stamboll do të mbahet për herë të parë shërbimi përkujtimor për ta, në përvjetorin e 24 prillit.

Megjithatë, Turqia refuzon të njohë vrasjet masive të armenëve si gjenocid.

Armenia thotë se 1.5 milion qytetarë të saj janë vrarë dhe dëbuar në vitin 1915.

Turqia nuk e pranon termin gjenocid, duke thënë se ajo ka qenë luftë civile, në të cilën kanë pësuar të dyja palët.

Kjo çështje ka shkaktuar zemërim midis dy vendeve.