Numri dy i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi, pritet të takohet sot me kryediplomatin e Luksemburgut, Jean Asselborn gjatë qëndrimit një ditor në këtë shtet.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, shefi i diplomacisë kosovare, do të takohet gjithashtu edhe me ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar, Romain Schneider.
“Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka gatishmëri që ta mbështes Qeverinë e Kosovës në disa projekte kapitale për rregullimin e sistemeve të furnizimit me ujë”, thuhet në fund të komunikatës së zyrës së Thaçit.