Qarkullimi i trenave ndërmjet kryeqyteteve të Rusisë dhe Estonisë është pezulluar për shkak të rënies së numrit të udhëtarëve.
Transmetuesi publik i Estonisë, ERR, tha se është hera e parë në 65 vitet e fundit, që Estonia nuk ka lidhje të trenit të udhëtarëve me Rusinë.
Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë kanë çuar në reduktimin e madh në numrin e rusëve, që e vizitojnë Estoninë, kështu që qarkullimi i trenave në relacionin Moskë – Talin është treguar joprofitabil.
Estonia, ish-republikë sovjetike, e ka rifituar pavarësinë në vitin 1991.
Në vitin 2004 ajo u bë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.