Së paku tre njerëz kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në jug të Shteteve të Bashkuara.
Dy njerëz kanë vdelur në aksidente, të lidhura me motin, në Oklahoma dhe një tjetër ka humbur jetën në San Markos të Teksasit.
Në disa zona, sasia e shiut ka arritur në 25 centimetra brenda 24 orësh.
Meteorologët parashohin ende reshje në rajon.
Tetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë raportuar të zhdukur përgjatë lumit Blanco në Teksas.