Të paktën 31 persona kanë vdekur si pasojë i një shpërthimi të një bombë në qytetin verilindor Yola të Nigerisë, thanë agjencia e veprimit kundër katastrofave, duke ua hedhur fajin militantëve të grupit ekstremist Boko Haram.
Rreth 38 viktima tjera, disa në gjendje të rëndë, po trajtohen në spitalin qytetit, i cili tashmë është i stërmbushur me refugjatë që kanë ikur nga konflikti.
Shpërthimi ndodhi në kohën kur tregtarët ishin duke i mbyllur dyqanet e tyre, dhe njerëzit po shpejtonin të blinin gjëra në minutat e fundit.
Qeverisja lokale, fajin për sulmin ia hodhi grupit ekstremist Boko Haram, i cili që 6 vjet është duke luftuar për të imponuar ligjin islamik në verilindje të vendit.