Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq, pritet t’i drejtohet kombit, pas raporteve se militantët e lidhur me Shtetin Islamik (IS) në Egjipt kanë vrarë një shtetas kroat.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar për vrasjen e Tomislav Salopekut.
Një fotografi që dyshohet se paraqet trupin e tij, është postuar në Twitter nga një përdorues që ka lidhje me grupin xhihadist të Shtetit islamik.
Javën e kaluar, militantët kanë thënë se do të vrasin Salopekun nëse Egjipti nuk liron të gjitha gratë e burgosura myslimane.