Ushtarët amerikanë, së bashku me pajisjet e tyre të rënda, kanë arritur në Bullgari, në kuadër të planit për stërvitjen me aleatët për përmirësimin e aftësive të përdorimit të armatimit dhe të taktikës kundër forcave të blinduara.
Forcat e Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë, se 160 pjesëtarë të këtyre forcave me tanke dhe artileri, kanë arritur në bazën stërvitore Novo Sello në Bullgari, si pjesë e Forcës Rotative të Detit të Zi.
Ky kontigjent i ushtarëve do të mbetet 6 muaj në këtë bazë, në pjesën lindore të Bullgarisë.
Udhëheqës të marinës amerikane thonë se lëvizja e trupave është pjesë shtesë e përpjekjeve për risigurim të vendeve të Evropës Lindore nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, pasi evropianët mbeten të shqetësuar lidhur me veprimet aktuale të Rusisë.