Në Ukrainë janë mbajtur zgjedhjet në nivel lokal përgjatë gjithë vendit, duke përjashtuar zonat, të cilat kontrollohen nga separatistët pro- rusë, si dhe në zonën e Krimesë, e cila është aneksuar nga Rusia.
Këto zgjedhje në të cilat është votuar për kryetarë komunash dhe asambleistë komunalë janë parë edhe si në provë për koalicionin e brishtë të presidentit Petro Poroshenko.
Partia e Poroshenkos “Partia e Solidaritetit” besohet se ka fituar shumicën e bashkive, por vlerësimet tregojnë se Poroshenko ka rënie prej 26% përqind pas trazirave ekonomike në vend, dhe trazirave në lindje të vendit.
Një parti tjetër, e cila duket se ka fituar është Partia “Opozita” , e cila kryesisht përbëhet nga anëtarët e Partisë së Rajoneve, e cila ka qenë partia e ish presidentit Viktor Yanukovych, i rrëzuar nga pushteti, në shkurt të vitit 2014.
Në shumë pjesë të lindjes në Ukrainë, politikanët pro-rusë kanë mbetur në pozitat e tyre të mëhershme, përkundër protestave pro –evropiane, më 2014.