Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë një “Plan B” për Sirinë, nëse Damasku dhe Moska nuk tregohen seriozë për të zhvilluar negociata për tranzicion politik.
Mëtutje, gjatë dëshmisë së tij të mbrëmshme në Komitetin e marrëdhënieve të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zoti Kerry tha se shumë shpejtë do të jetë e qartë nëse Rusia është serioze për përfundimin e konfliktit pesëvjeçar në Siri.
“Prova do të jetë në aksione gjatë ditëve të ardhshme”, tha Kerry.
Këto komente u bënë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për ndaljen e dhunës në Siri, e cila pritet të hyjë në fuqi më 27 të këtij muaji.