McCartney përpiqet të kthejë të drejtat e këngëve të tij

Paul McCartney

Legjenda e popit, Paul McCartney, ka paraqitur disa dokumente ligjore në Shtetet e Bashkuara, me kërkesën për të rikthyer të drejtat e publikimit të katalogut të grupit The Beatles.

Edhe pse ai ka bashkëshkruar shumicën e hiteve të këtij bendi, McCartney nuk ka kontrolluar kurrë publikimin.

Megjithatë, akti i së drejtës autoriale në SHBA, i cili daton nga viti 1976, u jep autorëve mundësinë të rimarrin të drejtat pas 56 vjetësh.

Katalogu Lennon-McCartney do të vihet në dispozicion më 2018.

Raportohet se McCartney do të rimarrë të drejtat e publikimit vetëm për gjysmën e kompozimeve, shumicën e të cilave i ka bashkëshkruar me John Lennonin.

Për më tepër, akti vlen vetëm në SHBA, kështu që katalogu i grupit The Beatles do të mbetet në duart e kompanisë Sony/ATV në pjesën tjetër të botës.

Të drejtat e publikimit përcaktojnë se si mund të shfrytëzohet një këngë – për shembull, licencimi i përdorimit të saj në një film ose program televiziv.

Publikuesi ndan çdo përfitim me tekstshkruesin.

Paul McCartney ka grumbulluar pasuri personale prej 730 milionë funtash.