Ushtria turke ka thënë se është rritur numri i të lënduarve nga një veturë bombë, që shpërtheu dje në një stacion të policisë.
Raportet e para thonin se 47 njerëz, në mesin e të cilëve 8 civilë, ishin lënduar dje si pasojë e sulmit në qytetin Hani, në provincën Diarbakir.
Një ushtar është vrarë gjatë sulmit, për të cilin ushtria i fajson militantët e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Juglindja e Turqisë ka përjetuar rritje të dhunës që nga korriku, kur edhe u prish një proces i ndjeshëm për arritjen e paqes ndërmjet shtetit turk dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.