Cameron udhëhoqi takimin e fundit qeveritar

Kryeministri David Cameron, largohet nga "10 Downing Street"

Kryeministri në largim i Britanisë, David Cameron, e ka udhëhequr takimin e fundit të qeverisë, derisa kamionët kanë filluar largimin e gjërave personale nga “10 Downing Street”, vendi ku jeton dhe punon shefi i qeverisë së vendit.

Cameron ka thënë se largohet nga posti i kryeministrit më 13 korrik pasi e ka humbur referendumin për mbajtjen e Britanisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministrja e radhës, Theresa May është konfirmuar si lidere e Partisë Konservatore më 11 korrik, që do të thotë se ajo tani bëhet edhe kryeministre e Britanisë së Madhe.

Ajo do të bëj përpjekje që të qetësojë tregun financiar të vendit i cili ka pësuar rënie pas votimit për largim nga BE-ja.

May, gjatë ditës së djeshme më 12 korrik, ka punuar për gjetjen e personave që do të zënë pozitat kyqe në kabinetin e udhëhequr prej saj, para se të kalojë për të jetuar në “10 Downing Street”, më 13 korrik.