Një mësuese në Shqipëri arrestohet për “propagandë pro-IS”

Ilustrim

Policia e Shqipërisë tha se ka arrestuar një mësuese, e cila dyshohet se ka bërë deklarata mbështetëse për grupin militant Shtetit Islamik (IS), raporton agjencia AP.

Sipas burimit të njëjtë, mësuesja, emri i së cilës nuk është bërë publik, po merret në pyetje në zyrat kundër terrorizmit në Tiranë.

Po sipas AP-së, stacioni privat televiziv TVKlan ka transmetuar mbrëmjen e kaluar pamje të mësueses, duke u thënë nxënësve në një shkollë myslimane në Shkodër se IS-i “ka njerëz të mirë, porse shteti do që t’i luftojë ata”.

Ajo e ka përshkruar IS-in si “organizatë myslimane që mbron popullsinë myslimane të Sirisë, apo atë të Palestinës, apo atë të Egjiptit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili mbikëqyr shkollën në Shkodër, ka reaguar menjëherë, duke thënë se “ajo çfarë ka thënë mësuesja, nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, transmeton AP.