Ruanda i ka ndaluar xhamitë në kryeqytetin Kigali të përdorin autoparlantët gjatë lutjeve.
Autoritetet thonë se lutjet pesë herë në ditë i kanë shqetësuar banorët e qarkut Niarugenge, ku ndodhet numri më i madh i xhamive.
Muajin e kaluar, rreth 700 kisha janë mbyllur pasi nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.
Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.
Qeveria tha se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.