Aktivisti në Krime dënohet me burg për shkak të komenteve në mediat sociale

Aktivisti Ihor Movenko

Një aktivist nga Krimea është dënuar me dy vjet burg, për shkak të komenteve pro-Ukrainës të bëra në mediat sociale.

Ihor Movenko është gjetur fajtor nën akuza për ekstremizëm, nga një gjykatë në Sevastopol, territor që kontrollohet nga Rusia.

Ai është dënuar për shkak se ka shkruar “Krimea është Ukrainë” në një grup në rrjetin social Vkontakte më 2016.

“Nëse nuk gabohem, kjo është hera e parë që dikush është dënuar me burg, për shkak të komenteve në mediat sociale”, ka thënë Darya Sviridova, anëtare e grupit ukrainas të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Duket që një qytetar ukrainas po persekutohet sepse ka qëndrim pro-Ukrainës në një territor të okupuar”, ka shtuar tutje ajo.

Avokatja mbrojtëse e Movenkos, Oskana Zheleznyak ka njoftuar se do të apelojnë këtë vendim.

Që prej se Rusia ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014, situata e të drejtave të njeriut në gadishullin ukraians është përkeqësuar.