Misioni për Asistencë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka kritikuar forcat e sigurisë afgane për sulmet e kryera në një fshat në provincën Kunduz gjatë prillit, duke vënë në pyetje se deri në ç’masë Qeveria është përpjekur për të parandaluar viktimat civile.
Në raportin e publikuar sot, UNAMA ka ardhur në përfundim se forcat ajrore afgane, përmes helikopterëve kanë përdorur raketa dhe altileri të rëndë, kur kanë sulmuar në një ceremoni fetare në fshatin Laghmani më 2 prill.
Në këtë sulm thuhet se janë vrarë një numër i madh i fëmijëve, “që ngrit pyetje” mbi respektimin që Qeveria ka bërë ndaj “rregullave të kujdesit dhe përdorimit të forcës proporcionale, siç kërkohet me ligjin ndërkombëtar”.
Qeveria afgane ka thënë se sulmet ajrore kanë pasur për cak një lider taliban në këtë zonë dhe disa zyrtarë të tjerë të lidershipit të talibanëve, që sipas autoriteteve afgane, ishin mbledhur në një drekë, kur operacioni ndaj tyre është zhvilluar.
Kombet e Bashkuara kanë theksuar se Qeveria afgane ka pranuar se në këtë sulm ka pasur viktima në mesin e civilëve dhe se presidenti afgan, Ashraf Ghani ka inicuar një komision për të hetuar këto ngjarje.