Maduro merr masa për menaxhimin e krizës me energji elektrike

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se Qeveria do të zvogëlojë orarin e punës në institucione dhe do të mbyllë shkollat derisa tenton të menaxhojë krizën me energji elektrike.

Maduro ka thënë përmes një fjalimi në televizionin kombëtar më 31 mars se plani 30-ditor do të ndihmojë në përballimin e problemeve të lidhura edhe me rezervat e ujit.

Presidenti socialist ka paralajmëruar edhe kundër ndonjë shprehjeje të pakënaqësisë gjatë krizës, pasi lideri opozitar, Juan Guaido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë.

Guaido ka thënë se mosmenaxhimi i mirë dhe neglizhimi i infrastrukturës janë shkaqet kryesore të kësaj situate.

Maduro në anën tjetër, ka pretenduar pa asnjë të dhënë se sabotazhi i Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve politikë kanë nxitur këtë gjendje.

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.

Mirëpo Rusia, së bashku me Kinën, mbështesin Maduron dhe kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për shtetin e Amerikës Jugore.