Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të takojë sot presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi.
Këto do të jenë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se temat që do t'i diskutojnë Putin dhe Pompeo, do të përfshijnë kontrollin e armëve, krizën në Venezuelë, konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe Iranin.
Të gjitha këto janë fusha ku SHBA-ja dhe Rusia janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.
"Pikënisja kur diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë është të pranojmë sinqerisht se Rusia ka ndërmarrë një sërë aksionesh agresive dhe destabilizuese në skenën globale", tha një zyrtar i lartë i i Departamentit të Shtetit, i cili foli në kushte anonimiteti.
Lexoni edhe këtë: Trump dhe Putin diskutojnë për mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore