Autoritetet gjermane thanë se kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro.
Droga u sekuestrua në qytetin e Hamburgut.
Zyra doganore e këtij qyteti tha se kishte ekzaminuar një kontejner të dyshimtë, dy javë më parë, që vinte nga kryeqyteti i Uruguait dhe kishte destinacion qytetin belg të Antwerp.
Autoritetet gjetën 221 çanta sportive të zeza që përmbanin 4.200 pako kokainë të shtypur, thanë autoritetet gjermane përmes një deklarate.
"Kjo sasi paraqet konfiskimin më të madh të kokainës në Gjermani", u tha në deklaratë, duke shtuar se prokuroria e Hamburgut po hetonte se kush duhej të merrte përmbajtjen e kontejnerit.
Kokaina e konfiskuar është asgjësuar nën masa të rrepta dhe të gjëra të sigurisë.