Së paku 20 persona janë plagosur në një ceremoni martese në provincën Kost të Afganistanit, pasi disa persona hodhën granata.
Autoritetet thanë se hetimet janë duke vazhduar dhe se motivi i sulmit nuk dihet ende. Deri më tash, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 25 janarit.
Ndërkohë, një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të plagosur pasi një veturë e policisë kishte goditur një pajisje të improvizuar me eksplozivë në Kabul, raportuan autoritetet të dielën.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët shpesh kanë për cak të sulmeve forcat afgane të sigurisë.