Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19 në Bosnje dhe Hercegovinë

Sarajeva gjatë kohës së pandemisë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21 raste të reja të infektuarve me koronavirusin e ri.

Prej tyre, 21 raste janë regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa tre në Republikën Serbe. 

Gjatë kësaj periudhe, është regjistruar edhe një vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. 

Pacienti kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. 

Një ditë më parë në Bosnje dhe Hercegovinë ishte raportuar për 10 raste të reja me COVID-19. 

Në këtë vend, deri më tani, janë testuar 35,520 persona dhe prej tyre 1,042 kanë dalë pozitiv në koronavirus. Të shëruar nga sëmundja janë 927 pacientë, ndërsa 39 kanë vdekur.